MIRËSEVINI
Faqja Kryesore | Lajme | Kryetarja | Strukturat e Partise | Aktivitetet | Publikimet | Email | Kontakt
KUMTESË


 

        Në  vazhdën e aktivitetit të P. R. ORA për fushatën zgjedhore Kryetarja e kësaj partie znjTeuta Sahatqija së bashku me kryetarin e degës z Gazmend Hoxha si dhe disa nga kandidatët e kësaj partie për Asamblenë Komunale vizituan Teqen e Bektashinjve ne Gjakovë.

      

me shume...


TUBIMI NË GJAKOVË MË 07.11.09 HOTEL PASHTRIKU 18:00

   Prishtinë, 06 Nëntor 2009 - Të nderuara media, ju njofojmë se me datë 07 Nëntor 2009, e shtunë, në ora 18:00, në Hotel Pashtriku, në Gjakovë, mbahet tubimi elektoral i Partisë Reformiste ORA, të degës së Gjakovës.

 

Ftoheni të ndiqni këtë aktivitet.

me shume...


ORA DO DHUROJË GJAK

 

   Prishtinë, 05 Nëntor 2009 - Të nderuara media, ju njofojmë se nesër më 06 Nëntor 2009, e premte, në ora 11:00, ORA do dhuroj gjak pran Entit Kombëtarë të Transfuzionit, aktivitet ky i zakonshëm nga Partia Reformiste ORA.

Ftoheni të ndiqni këtë aktivitet.

me shume...


PARTIA REFORMISTE ORA KONFERENCA PER MEDIA, 05.11.2009

Teuta Sahatqija, Kryetare e Partisë

 

1.      Votimi jashtë Kosovës

Votimi për bashkatëdhetarët tanë që jetojnë jashtë Kosovës ishte gjithmonë veprim i pasuar me shumë vështirësi për shkak të statusit të tyre të pazgjidhur rreth qëndrimit në shtetin e huaj, të kostos së lartë të udhëtimit, të pamundësisë së udhëtimit e mbi të gjitha për mungesën e statusit të shtetësisë dhe mungesën e ambasadave ku do të kryenin këtë obligim qytetar.

Sot Kosova e ka të zgjidhur statusin e shtetësisë dhe ka mardhënje diplomatike me këto vende. Këto janë zgjedhje të para në shtitn e Kosovës, dhe suksesi i kpëtyre zgjedhjeve, numri i votuesëve të cilët do të dalin në votime është indikator i rëndësishëm për suksesin e zgjedhjeve dhe paraqitjen e Kosovës para faktorit ndërkombëtar.

Sot kur shteti i Kosovës ekziston dhe tashmë janë 11 ambasada nëpër vende mike të cilat e kanë njohur shtetin e Kosovës është e pakuptimë mungesa e organizimit të votimeve nëpër këto shtete.

Nga informatat jo zyrtare të cilat i kemi, pasi nuk morëm përgjegje në pyetjen tonë drejtuar KQZsë, është një numër tepër i vogël i personave të cilët kanë aplikuar për votim  në mënyrë të paraparë nga KQZ.

Kërkojmë që në mënyrë urgjente

1.      KQZ dhe Ministria e punëve të Jashtme të organizojnë procesin e votimeve nëpër ambasadat tona ekzistuese dhe atë si vijon:

a.       Gjermani: Minhen, Berlin, Hamburg

b.      SHBA: NewYork, Çikago, Boston

c.       Zvicër: Bern, Gjenevë, Cyrih

d.      Itali: Romë, Veronë, Firencë

e.       Francë: Paris

f.        Turqi: Stamboll, Ankara, Izmir

g.       Britani: Londër

h.       Dhe në vende tjera të cilat MPJ dhe KQZ i sheh të arsyeshme

2.      të dergohen nga 10000 fletvotime në secilin nga këto vende

3.      e gjithë kjo nuk do të kushtonte më shumë se 30.000 EUR.

Në këtë mënyrë do të kryhet obligimi ndaj bashkatdhetarëve tanë të cilët kanë bartë barrën e rrëndë të përkrahjes gjatë viteve të okupimit dhe  janë tepër meritor për krijimin e shtetit të Kosovës.  Së paky një borxh i vogël ndaj tyre do të plotësohet.


me shume...







Behu Antar / Vullnetar